×
  • Sport
  • Sport

    E pabesueshme në ndeshjen Angli-Rumani, shënohen 6 gola në 15 minutat e fundit

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 21:32

    Është Rumania surpriza e vërtetë e Europianit të 21-vjeçarëve që po zhvillohet aktualisht në Itali dhe San Marino.


    Pasi shpartalloi Kroacinë në ndeshjen e parë në grup, Rumania e yjeve të rinj si Radu, Hagi, Coman e Puscas tregoi forcën edhe në takimin e dytë ndaj Anglisë të zhvilluar në stadiumin “Dino Manuzzi” në Cesena.

    Rumunët triumfuan me rezultatin 4-2 në një ndeshje të çmendur ku të 6-të golat e sfidës u realizuan mbas minutës së 76-të.

    Me këtë fitore, Rumania u ngjit në kuotën e 6 pikëve dhe është favoritja kryesore për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e Euro U-21 nga Grupi C.

    Për rumunët realizuan Puscas, Hagi dhe Coman dy herë, ndërkohë që për anglezët barazuan përkohësisht shifrat Gray dhe Abraham.

    Përfaqësuesja e 21-vjeçarëve të “Tre Luanëve” me këtë disfatë u eliminua përpara kohe nga kompeticioni dhe do ta luajë thjeshtë për statistika ndeshjen e fundit ndaj Kroacisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!