×
  • Sport
  • Sport

    E pabesueshme: United refuzon ofertën e Parisit për shkëmbim Pogba – Neymar

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 15:45

    Manchester United po mundohet me të gjitha forcat ta mbaje francezin Paul Pogba në radhët e saj.


    Francezi ka shprehur dëshirën për largim duke thënë se pas 3 viteve të kaluara në Angli është koha për aventura të reja, shkruan Reporteri.net

    Së fundi, nga raportet që vijnë nga Franca, Parisi i ka ofruar atyre mundësinë e shkëmbimit Neymar – Pogba por klubi anglez ka refuzuar.

    United e ka refuzuar ofertën me pretekstin se Neymar do t’i kushtonte shumë atyre në paga.

    Thuhet se paga e lartë e Neymar prej 1 milioni në javë është e papërballueshme për klubin anglez dhe se United janë të vendosur ta mbajnë francezin në radhët e tyre.

    Braziliani megjithatë preferon një rikthim tek klubi ku preku majat, në Barcelona anipse një operacion i tillë është shumë problem për Barcelonën pasi Parisi kërkon hiq më pak se 300 milionë euro./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!