×
  • Sport
  • Sport

    E përditshmja më e madhe angleze shkruan për triumfin e Feronikelit në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 16:39

    Duket e pabesueshme të mendosh se kampanja e vitit të ardhshëm në Ligën e Kampionëve ka filluar, por, vetëm 24 ditë pasi Liverpooli mposhti Tottenhamin në Madrid, ka startuar edhe njëherë.


    Kështu e nis artikullin e saj gazeta më e madhe angleze Daily Mail, të cilët i kanë kushtuar disa rrjeshta edhe kampionëve të Kosovës, Feronikelit, shkruan Reporteri.net

    Raundi preliminar përfshinte katër ekipe, dy gjysmëfinale dhe një finale përcaktuese për ekipin që do të kalonte në fazën kualifikuese.

    Këto katër ekipe ishin Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, Santa Coloma nga Andora, Tre Penne nga San Marino dhe Feronikeli nga Kosova.

    Më tutje gazeta shpjegon edhe për ecurinë dhe procesin kualifikues të ekipeve në garën më të rëndësishme për klube.

    Kujtojmë që Feronikeli të premten pret në ‘Fadil Vokrri’ skuadrën nga Andora, Santa Coloma.

    Kjo finale pritet të përcaktojë ekipin që kalon në fazën kualifikuese./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!