×
  • Sport
  • Sport

    E përditshmja spanjolle shkruan për Kosovën: Ky është sekreti i djemve të Bernard Challandes

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 16:52

    Trajneri i Kosovës Bernard Challandes e ka drejtuar skuadrën e tij në një ecuri të gjatë pa humbje deri te ndeshja e fundit eliminatore e “Euro 2020”, ku “Dardanët” pësuan humbje 5:3 nga Anglia.


    Zhgënjimi i trajnerit zviceran kishte bërë bujë të madhe në shtyp pas një vendimi të gjyqtarit Felix Zwayer, por që pasi kishte parë kamerën, kishte buzëqeshur, shkruan e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

    Fytyra e Challandes kishte qarkulluar me të madhe në rrjetet sociale, gjithashtu edhe gjestet e tij në konferencën për shtyp para ndeshjes me Republikën e Çekisë.

    “Shko, shko, shko”, ishin britmat e Challandes që ishin shpërndarë me të madhe në internet, që tregonin personalitetin ‘shpërthyes’ të Challandes.

    Arti i motivimit është një nga virtytet e personalitetit të tij ‘shpërthyes’, bisedues dhe krijues

    Në fillim, Challandes kishte jetuar në Zvicër ku ishte mësues i gjuhës frënge.

    Ai kishte blerë tokë në qytetin e vogël të La Chaux-du-Milieu ku kishte planifikuar ta ndërtonte shtëpinë e tij.

    Ai kishte atë kohë katër fëmijë të vegjël dhe ishte i martuar.

    Por, në moshën 33-vjeçare ai vendosi të rrezikojë gjithçka dhe filloi të merrej me një zeje të re.

    “Asnjëherë nuk kam pasur në plan të jem trajner. Gjërat shkuan kështu”, ishte rrëfyer më parë Challandes.

    Kështu, ai përfundoi si trajner i grupmoshave U-21 të Zvicrës, ku ai u takua me Ivan Rakiticin, prindërit e të cilit jetonin në Zvicër.

    Challandes kishte bërë çmos që ta bindte Rakiticin që ta përfaqësonte Zvicrën, megjithatë futbollisti aktual i Barcelonës kishte bërë zgjidhjen e tij – të luante për Kroacinë, shtet i cili ishte në zemrën e tij.

    Suksesi i Challandes si trajner i grupmoshave të reja të Zvicrës e dërgoi atë si trajner në njëren prej skuadrave më të mëdha të Zvicrës FC Zurich, ku ai kishte mposhtur edhe Milanin e Leita Kaka, Paulo Maldini dhe Ronaldinhos me rezultat 1:0 në Ligën e Kampionëve.

    Dorëheqja nga Armenia dhe ardhja te Kosova

    Në vitin 2014, Challandes mori ofertë që ta drejtojë Kombëtaren e Armenisë.

    Dështimi për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian “Euro 2016” bëri që ai të jepte dorëheqje.

    Menjëherë pas kësaj, ai u punësua te Baseli si një kërkues i talenteve dhe për disa vite udhëtoi drejt Afrikës për të gjetur talentë.

    Kur Challandes arriti te Kosova në vitin 2018, tashmë bazat ishin vendosur nga ish-trajneri Albert Bunjaku.

    Bunjaku kishte ikur në Suedi në vitin 1991 për t’i ikur shërbimit ushtarak.

    Ai u dënua si një dezertor me 20 vite burgim, derisa emërimi i tij si trajner te Përfaqësuesja e Kosovës ishte një shembull i shërimit të plagëve pas një lufte me Serbinë, e cila kishte përfshirë Rusinë dhe NATO-n, dhe që i kushtoi me jetë mijëra njerëzve.

    Kushtet e vështira nën drejtimin e Albert Bunjakut

    Edhe pse paqja u nënshkrua në vitin 1992, FIFA dhe UEFA nuk e njohën Kosovën deri në vitin 2016.

    Bunjaki ka punuar shtatë vite te Kosova, derisa për shkak të kushteve të vështira financiare, detyrohej t’i paguante edhe ndihmësit e tij nga xhepi i tij.

    Nuk kishte stadiume apo fusha profesionale dhe skuadra duhej të udhëtonte për në Shqipëri për të luajtur në eliminatoret e Kampionatit Botëror.

    Në eliminatoret e para të Kupës së Botës, Kosova ishte rreshtuar në grup përkrah Finlandës, Islandës, Turqisë, Kroacisë dhe Ukrainës.

    Challandes më pas mori drejtimin e Kosovës pas dështimit në eliminatore, derisa në fillim kishte thënë: “Ne jemi sikur një djalosh i vogël, disa-vjeçarë, duhet të mësojmë nga gjithçka”.

    Një nga gjërat që befasoi Challandesin ishte se kur ai arrinte sa herë që ftonte futbollistët, një turmë e madhe në stërvitje i shoqëronte.

    Ai nuk e priste mirë këtë në fillim derisa kuptoi se ata njerëz ishin produkt i mërgimit të luftës dhe se ata duheshin të lidheshin me rrënjët e tyre familjare.

    Suksesi në grupin përkatës në Ligën e Kombeve përballë Ishujve Faroe, Azerbajxhani dhe Malta rriti presionin për rezultate edhe më të mëdha te Përfaqësuesja e Kosovës.

    “Unë gjithmonë kam jetuar falë pasionit tim”.

    Tri vite më parë, kur ishte 65-vjeçar, Challandes u pyet nëse ishte koha për t’u pensionuar dhe për ta shijuar rezidencën e tij të mrekullueshme.

    “Një murator ose një mësues del në pension sepse nuk duron dot më. Por, unë jam mësuar të punoj. Unë gjithmonë kam jetuar në saje të pasionit tim”, ishte shprehur trajneri zviceran.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!