×
  • Sport
  • Sport

    E rrallë: Futbollisti që luan në Superligën e Kosovës merr ftesë nga Kombëtarja e tij, do të përballet me Salah

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 16:47

    Janë të rralla rastet kur një futbollist që luan në Kosovë ftohet nga Kombëtarja, qoftë ajo e jona apo e futbollistëve të huaj.


    Por, një rast i tillë ka ndodhur sot kur mbrojtësi i Drenicës, Prince Balde ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Liberisë, shkruan Reporteri.net

    Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit të Drenicës të cilët kanë konfirmuar se futbollisti i tyre është ftuar nga Kombëtarja e tij.

    Liberia ndeshjen e radhës do ta luaj kundër Egjiptit të Mohamed Salah me 7 nëntor në një ndeshje miqësore.

    Ndryshe, kjo Kombëtare dikur ka dhuruar edhe futbollist që kanë fituar Topin e Artë, bëhet fjalë për legjendën milaneze, George Weah, tash president i shtetit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!