×
  • Sport
  • Sport

    E vajmedetshme: Futbollisti lë shtatëzënë vajzën e Presidentit të klubit, pasojat janë të mëdha

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 21:27

    Në botën e futbollit ekzistojnë shumë arsye që mund t’i kushtojnë shkarkimin një lojtarit.


    Ka nga ata që nuk paraqiten në stërvitje, ata që shkelin rregullat e ekipit, madje edhe ata që refuzojnë të zbresin në fushën e lojës.

    Megjithatë, ajo që ka ndodhur në Slloveni është e përçudshme.

    “Ghanasoccernet” ka publikuar deklaratën e një futbollisti nigerian, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, i cili pretendon se është shkarkuar nga klubi slloven ku luante për shkak të një shtatzënie të padëshiruar.

    E fejuara e tij, në fakt, është vajza e presidentit. Dhe dikush duket se nuk ka pritur mirë lajmin…

    “Kam nënshkruar një kontratë trevjeçare me opsion për sezonin e katërt, por muajin e kaluar kam patur probleme. E fejuara ime, që është vajza e presidentit të klubit, më ka thënë se është shtatzënë. Lajmi është përhapur dhe drejtuesit më kanë thirrur”.

    “Unë kam shkuar në takim dhe kam pranuar se isha përgjegjës për shtatzëninë dhe ata më kanë thënë që të rrija në shtëpi dhe të mos dukesha në qendrën sportive deri në një urdhër të ri”.

    Urdhri i ri ka ardhur, por që ka sjellë lajme të këqija.

    “Një javë më pas më kanë thirrur përsëri dhe më kanë thënë se kanë informuar menaxherin tim se do të më shkarkonim për mungesë disipline dhe sjellje të papërshtatshme. Ka qenë një rrufe në qiell të hapur, sepse nuk kam patur kurrë probleme në lidhje me disiplinën që kur kam ardhur gjashtë muaj më parë”.

    Futbollisti ka thënë se është kthyer në Nigeri pas kaosit dhe se e fejuara e tij ka qenë e detyruar ta bllokonte në rrjetet sociale.

    Por, sipas “Ghanasoccernet”, çështja nuk ka mbaruar këtu. Futbollisti ka treguar se menaxheri i tij e ka këshilluar ta denoncojë klubin te FIFA për shkarkim të padrejtë.

    Edhe pse nuk bëhet fjalë për probleme në fushën e lojës, por familjare, që vijnë nga një marrëdhënie e qëndrueshme dhe jo e fshehtë.

    “Ajo është në moshë madhore, ne duhemi dhe kemi vendosur të kemi një fëmijë”. Problemi është se, siç ka thënë dikush, vjehrri/president nuk ka qenë aspak dakord….

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!