×
  • Sport
  • Sport

    E vërshëllyen për 90 minuta, ky është reagimi i Ronaldos për tifozët e Atleticos

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 23:39

    I vërshëllyer gjatë gjithë ndeshjes nga stadiumi dhe tifozeria e Atletico Madrid, Cristiano Ronaldo desh u hakmor pikërisht në minutat e fundit shtesë, kur me driblime dehëse dhe super aksion personal, i nisur nga krahu, iu afrua golit për punë centimetrash.

    Më pas, Cristiano iu kthye publikut dhe i bëri shenjë me dore si duke u thënë “patët frikë eee…”, duke u mbuluar nga një “rrebesh” vërshëllimash!

    Kujtojmë që CR7 është tmerri i Atleticos duke qenë se i ka shënuar 25 gola në total në karrierë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!