×
  • Sport
  • Sport

    Edhe Drita ashtu si Ballkani do ta ketë një tifoz special në tribuna

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 18:53

    Vazhdimi i edicionit 2019/20 do të rikthejë garën e zjarrtë në Superligën e Kosovës, por jo edhe atmosferën në stadiumet kosovare, pasi që vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë ndalon tubimet publike dhe në mesin e tyre edhe pjesëmarrjen e tifozëve në stadiume.


    Por, FC Drita do të jetë e privilegjuar në këtë rast, pasi që do të ketë prapa vetës njërin nga tifozët më të veçantë dhe më të zjarrtë të kësaj skuadre.

    Fotografia e Abdullah Evi BerishaFjala është për Abdullah Berishën, i njohur ndryshe si “Evi”, i cili tashmë ka marrë leje speciale për ta ndjekur nga afër skuadrën e tij të zemrës, raporton Gazetasheshi.com.

    Ky i fundit e ka bërë të ditur vetë lajmin në rrjetet sociale:

    Leje speciale për t’i përcjellu ndeshjet mori edhe tifozi i FC Ballkanit, Bujar Gollopeni, i njohur ndryshe si “Koba”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!