×
  • Sport
  • Sport

    Edhe një legjendë i bashkohet Ronaldos në Seria A

    Reporteri
    19 Gusht 2019 | 22:21

    Raportet nga Gjermania shkruajnë që Franck Ribery është qartësuar tërësisht dhe është gati ti bashkohet Fiorentinas si lojtar i lirë.


    Bild thekson se këtë mbrëmje Ribery ka marrë vendim dhe ka refuzuar disa oferta të mira për në Dinamo Moskë, Spartak Moskë apo disa klube në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Kontrata e 36 vjeçarit me Bayern Munichun skadoi pas 12 viteve në Gjermani, ku ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe nëntë tituj të Bundesligës.

    Fiorentina ka konfirmuar se ata do të bëjnë një ofertë dhe “nëse ai dëshiron të vazhdojë të jetë një lojtar i nivelit të lartë, ata janë duke pritur”.

    Sipas raporteve të fundit, familja e Riberys ka luajtur rol krucial në këtë vendim, të cilët kanë paketuar valigjet dhe kanë udhëtuar për në Florence për përvojën e re të lojtarit në Serie A.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!