×
  • Sport
  • Sport

    Edhe pak, edhe pak – Pas 14 vjetësh po kryhet Palestra në Istog

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 23:42

    Në Kosovë dihet se kur fillojnë projektet, por asnjëherë se kur mund të përfundojnë.


    Rasti më i mirë është i palestrës sportive në Istog, që ka filluar të ndërtohet që nga viti i  2004 dhe kur kanë kaluar tani 16 vite më në fund ka arritur parketi, raporton Reporteri.net

    Ditë më parë, Drin Sadikaj, drejtori i sportit në Komunën e Istogut njoftoi se parketi për këtë palestër ka arritur si dhe rregullimi i tyre do të fillojë shumë shpejtë.

    Ndërkaq, sot drejtori për Urbanizim në Komunën e Istogut, Besart Dreshaj, në llogarinë e tij në “Facebook” ka publikuar disa fotografi, ku tashmë shihet duke u shtruar parketi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!