×
  • Sport
  • Sport

    Edhe Tevez nderon Maradonën, shënon gol për Boca Juniors dhe ia dedikon legjendës argjentinase

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 12:17

    Boca Juniors dje fitoi 1-0 kundër Internacional në Copa Libertadores


    Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Carlos Tevez në minutën e 63-të, shkruan Reporteri.net

    Këtë gol Tevez ia dedikoi Diego Maradonës që u nda nga jeta javën e kaluar.

    Tevez hoqi fanellën kur shënoi dhe u shfaq me një tjetër fanellë, klasiken të Boca Juniorsit, e cila ishte veshur nga Maradona në vitin 1981.

    Për këtë mënyrë të festimit Tevez u ndëshkua me karton të verdhë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!