×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Edmond Azemi reagon pasi Albin Kurti postoi një foto me të

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 22:05

    Kandidati për Kryeministër në Republikën e Kosovës nga Vetëvendosje ka postuar një foto në profilin e tij në mbrëmje me basketbollistin e njohur kosovar, Edmond Azemi.


    Një postim i bërë nga kandidati për Kryeministër, Albin Kurti në profilin e tij në facebook me Edmon Azemin ka bërë që të reagojë ky i fundit.

    “Do të shënojmë! Edmond Azemi na vizitoi sonte. Evokuam shumë ndeshje historike të basketbollit vendor e ndërkombëtar dhe diskutuam për mbështetjen që ne duhet e do t’i japim basketbollit dhe sportit në përgjithësi. Me kaq shumë rini që kemi, sportit i nevojiten shumë më tepër investime. Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë në Prishtinë dhe kandidatin tonë për deputet, Arben Vitia, e falënderuam Edmondin për mbështetjen e tij. Ai na e dhuroi një top të nënshkruar prej tij, dhe ne i premtuam që ditë më të mira po vijnë për fushën e sportit. Krejt dhe drejt do të shënojmë fitoren plebishitare me 14 shkurt”, ka shkruar në këtë postim Albin Kurti.

    Por, duket se ky postim nuk është pritur mirë nga Edmond Azemi, i cili ka reaguar pas postimit të lajmit nëpër media.

    “Jeta jeme osht sporti. Kurrë nuk e kam përzi me politiken. Unë kam shokë në të gjitha partitë politike. Unë i vizitoj të gjithë por nuk jam ne as një parti. Është e tepërt çfarë janë duke bërë mediat”, ka shkruar Azemi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!