×
  • Sport
  • Sport

    EKSKLUZIVE| Arbër Zeneli tregon kur do të rikthehet në fushën e gjelbërt

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 17:23

    Arbër Zeneli është duke e kaluar për mrekulli fazën e rikuperimit pas lëndimit që pësoi duke luajtur me Kosovën në ndeshjen kundër Malit të Zi në Podgoricë


    Ylli i Kombëtares së Kosovës pritet të rikthehet më shpejt se që është menduar, raporton Reporteri.net

    Zeneli u lëndua në qershor të këtij viti me Kosovën, ndërsa rikthimi i tij në fillim thuhej se do të mund të ndodhte në mars të vitit 2020, por gjërat kanë ndryshuar dhe ai pritet që të luajë futboll përsër në fillim të janarit të vitit të ardshëm.

    Image result for lendohet arber zeneli
    Në një prononcim ekskluziv për Reporterin ylli i Dardanëve ka treguar më shumë detaje për fazën e rehabilitimit të cilën po e kryen me shumë sukses deri tani.

    “Po me datë sigurt nuk e di, por sipas të gjitha gjasave, ashtu siç po shkojnë gjërat tani dhe në bazë të ushtrimeve që jam duke i bërë në Francë, unë besoj që në janar mundem me u rikthy prapë për me lujt,” ka thënë Zeneli për Reporterin.

    “Unë e kam periudhën prej janarit deri në mars për me u rikthy, por për faktin që gjërat kanë shku ashtu si as vetë s’e kemi prit, unë mundem me u rikthy në janar,”.

    Ndërsa, për rikthimin në fushë të Arbërit ka folur edhe babai i tij, Avniu.

    “Arbëri mundet me vrapu deri në 35 km/h, aq e ka maksimumin, për momentin ky është duke vrapuar 70 përqindëshin e kësaj shpejtësie, që i bjen diku 25km/h.

    Image result for arber zeneli kosovo“Marrë parasysh faktin që deri në janar ka kohë edhe dy muaj e gjysmë, atëherë Arbëri 99 përqind fillon të luajë futboll përsëri në fillim të janarit,” ka thënë babai i futbollistit, Avni Zeneli.

    Në videon e mëposhtme mund t’i shihni disa nga momentet e Arbërit gjatë fazës së rikuperimit nga lëndimi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!