×
  • Sport
  • Sport

    Ekskluzive: Mësohet ku do ta bëjnë gjumin yjet e Milanit kur të vijnë në Prishtinë

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 20:59

    Kampioni i Superligës së Kosovës në futboll, Feronikeli do të luaj një ndeshje miqësore me gjigantin italian Milan.


    Miqësorja është paraparë të luhet më 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Reporteri.net

    Së fundmi, siç mëson Gazeta Online Reporteri.net, skuadra e Milanit pritet të vendoset në hotelin ‘Swiss Diamond’ në Prishtinë.

    Menaxheri i udhëtimeve të klubit italian, Gianluca Signorelli, mësohet se sot ka qenë në Prishtinë për të vendosur për hotelin se ku do të qëndrojnë futbollistët për ndeshjen ndaj Niklit.

    Ai poashtu ka inspektuar stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe aeroportin ‘Adem Jashari’ ku pritet të zbresin lojtarët.

    Kujtojmë që Reporteri.net ishte gazeta e parë që raportoi për ardhjen e Milan në Kosovë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!