×
  • Sport
  • Sport

    El Shaarawy gjithnjë e më afër rikthimit te Roma

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 11:19

    Stephan El Shaarawy është shumë afër që të rikthehet te Roma qysh në këtë afat kalimtar të janarit.


    Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Giallorossët thuhet se janë në rrugë të duhur për ta kthyer egjiptiano-italianin në Olimpico.

    Lojtari kishte kaluar tri vite te Roma, para se të kalonte te Shanghai Shenhua në vitin 2019.

    Mirëpo, skuadra italiane është e bindur se 28-vjeçari ka ende çfarë të tregojë dhe po tenton që ta rikthejë atë.

    Stephan El Shaarawy do t’i kryejë testet mjekësore në ditët e ardhshme, për t’u prezantuar për herë të dytë si lojtar i Romës.

    Raportohet se ai do të nënshkruaj kontratë deri në fund të këtij sezoni me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!