×
  • Sport
  • Sport

    Ëndrra e Uzunit bëhet realitet, shkëmben fanellën me Cristiano Ronaldon

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 12:10

    Futbollisti shqiptar Mryto Uzuni, dje u përballë ndaj Juventusit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.


    Uzuni ishte golashënuesi i vetëm për skuadrën hungareze që i realizoi gol Juventusit, ndërsa ajo që ra në sy ishte festimi, meqenëse festoi si idhulli i tij Cristiano Ronaldo para syve të portugezit, transmeton lajmi.net.

    Pavarësisht që Uzuni shënoi golin e parë në ndeshje, Juventusi shënoi dy herë përmes Ronaldos dhe Moratas dhe siguruan kualifikimin tutje.

    Pas ndeshjes, ëndrra e Uzunit mund të thuhet se u bë realitet, meqenëse shkëmbeu fanellat me yllin portugez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!