×
  • Sport
  • Sport

    Eriksen dhe Inter duhet të ndajnë rrugët, nuk i lejohet të luaj në Itali

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 15:03

    Christan Eriksen dhe Interi sipas gjitha gjasave duhet të ndajnë rrugët përfundimisht, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Mesfushori danez pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finalandës gjatë Kampionatit Evropian EURO2020, në muajin qershor.

    29 vjeçari është detyruar të bëj një intervenim në zemër duke vendosur një pasije ICD (kardioverter-defibrilator).

    Sipas rregullave të Serie A-së, asnjë futbollist i cili ka bërë një ndërhyrje të tillë nuk mund të luaj në kampionat.

    ‘Calciomercato.com’ ka raportuar se mjekët do të marrin vendimin final dhe gjithçka do të shihet në fund, por gjasat janë të mëdha që Eriksen të ndërpres bashkëpunimin me Interin.

    Christian iu rikthye stërvitjeve për herë të parë pas sulmit gjatë ditës së djeshme me ish-ekipin e tij danez, Odense./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!