Christian Eriksen ishte njëri nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar, derisa dëshira e danezit ishte kalimi te Real Madridi
Christian Eriksen ka kontratë valide me Tottenhamin vetëm deri në verën e vitit të ardhshëm, por klubi nga Londra është duke planifikuar që t’i ofrojë një kontratë të re nga e cila do të përfitonte më shumë, shkruan Reporteri.net
Eriksen aktualisht përfiton 4.5 milionë euro në sezon, derisa me kontratën e re, gjithnjë nëse pranon ta nënshkruajë, do të përfitojë 10 deri në 12 milionë euro.
Ndryshe, për mesfushorin nga Danimarka, përveç Realit është i interesuar edhe Juventusi./Reporteri.net/