×
  • Sport
  • Sport

    Eros Grezda shpëton pa pasoja të mëdha, ky është dënimi që iu shqiptua pas sherrit që kishte me kundërshtarin

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 16:15

    Eros Grezda është dënuar me 4 ndeshje pezullim, për shkak të sherrit me lojtarin e Rijekës, Antonio Çolak pas përfundimit të takimit, të vlefshëm për Kupën e Kroacisë.


    Në vendimin e marrë ditën e sotme, është njoftuar se Grezda dënohet me 4 ndeshje pezullim në të gjitha aktivitetet sportive në vend.

    Një dënim ky jo shumë i rëndë për shqiptarin, duke ditur se për ngjarje të tilla parashikohen dënime edhe më të rënda.

    “Komisioni disiplinor vendosi një pezullim prej 4 ndeshjesh për Eros Grezdën në kampionat ose kupe. Ai u dënua për sulmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko Çolak jashtë fushës së lojës në stadiumin e Rijekës pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, duke kryer kështu një shkelje të nenit 57 të Rregullave Disiplinore. Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua lojtarit”, thuhet në njoftimin e Federatës Kroate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!