×
  • Sport
  • Sport

    “Euro 2020” nis me këngëtarin shqiptar

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 20:08

    Gjithçka është gati për Euro 2020. Ceremonia zyrtare do të nisë nesër prej orës 19:00, teksa dy orë më pas do të shijojmë betejën e parë.


    Italia do të sfidojë Turqinë në “Olimpico” të Romës, takim që po pritet me padurim nga tifozët e shumtë të lojës më të bukur me top.

    I famshmi Andrea Bocelli do të këndojë legjendaren “Nessun Dorma”, ndërsa në skenën që do të improvizohet në barin e “Olimpico” do të ngjitet i pari Ermal Meta.

    40-vjeçari shqiptar do të këndojë “Uno”. Kënga është pjesë e albumit të ri “Tribu Urbana”, teksa një muaj më parë u publikua edhe videoklipi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!