×
  • Sport
  • Sport

    Fadil Vokrri, njeriu që ia hapi dyert futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 16:57

    Futbolli i Kosovës ishte për plot 25 vite i izoluar dhe nuk kishte mundësi që të merrte pjesë në gara ndërkombetare që organizoheshin nga UEFA e FIFA


    Por, më 3 maj të vitit 2016 në Budapest të Hungarisë erdhi lajmi i madh ku Kosova u pranua në UEFA dhe kështu u bë anëtarja e 55-të e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, raporton Reporteri.net

    Njeriu më meritor për këtë gjë padyshim ishte Fadil Vokrri, i cili saktësisht sot katër vite më parë ishte zgjedhur kryetar i FFK-së. Fatkeqësisht ai nuk e kreu mandatin e plotë pasi u nda nga jeta më 9 qershor të vitit 2018.

    “Kam ardhur në përfundim që tash është koha që unë krejt atë që ma ka dhënë futbolli t’ia kthej futbollit,” kishte thënë në të kaluarën Vokrri.

    Ndërkaq pranimin në UEFA e kishte cilësuar si moment historik

    “Është një moment historik që është arritur me shumë mund, kjo është një fitore e madh. Tash janë rrugët e hapura për ne,” kishte deklaruar legjenda e futbollit shqiptar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!