×
  • Sport
  • Sport

    Fat i zi për Malin e Zi, vjen në Kosovë pa lojtarin kryesor

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 14:06

    Stefan Savic ka pësuar një lëndim në ndeshjen që mbrëmë Mali i Zi e luajti kundër Bullgarisë[0-0] në Podgoricë dhe do të mungojë në përballjen me Kosovën


    Kosova të hënën luan me Malin e Zi në Fadil Vokrri dhe fitorja është më se e nevojshme në mënyrë që ëndrra për Euro 2020 të vazhdojë, shkruan Reporteri.net

    Në këtë takim Mali i Zi do të jetë pa lojtarin kryesor, yllin e Atletico Madridit, Stefan Savicin, i cili u lëndua dje pas vetëm 39 minutave.

    Lëndimi i tij siç raportojnë mediat është i rëndë dhe se ai e ka humbur përballjen me Kosovën.

    Ky është një lajm i mirë për Kosovën pasi dihet se Savic është një lojtar me përvojë të madhe dhe luan në nivele të larta. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!