×
  • Sport
  • Sport

    Festa e “çmendur” e futbollistëve çekë në dhomat e zhveshjes pasi mposhtën Kosovën

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 9:45

    Federata Çeke e Futbollit e ka postuar një video në sajtin e saj zyrtar, ku shihen futbollistët çekë duke festuar si të çmendur në dhomat e zhveshjes pasi e siguruan një vend në Euro 2020.


    Republika Çeke e mposhti mbrëmë Kosovën me rezultat 2:1, për ta siguruar kështu kualifikimin direkt për në Kampionat Evropian, shkruan Gazeta Express.

    Çekët përmbysën gjithçka në 20 minutat e fundit pasi paraprakisht “Dardanët” po avanconin me golin e shënuar nga Atdhe Nuhiu.

    E pas lojës, festa e çekëve ishte e çmendur, si në fushën e lojës, ashtu edhe në dhomat e zhveshjes.

    Federata Çeke e Futbollit e ka postuar një video në sajtin e saj zyrtar, ku shihen futbollistët çekë duke festuar pasi e siguruan një vend në Euro 2020.

    Krahas çekëve, nga Grupi A në Evropian shkoi edhe Anglia, me të cilën Kosova do të luajë të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!