×
  • Sport
  • Sport

    FFK e dënon rëndë Presidentin e Trepçës ’89 për sjellje josportive

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 15:38

    Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi ka shqyrtuar procedurat e hapura disiplinore, ka vendos që presidenti i Trepçës ’89 Abedin Zeka të dënohet me 4 ndeshje ndalesë në kryerjen e funksioneve zyrtare në klubin e Trepçës ’89.


    “Abedin Zeka, kryetar i klubit të futbollit “TREPÇA 89 “ nga Mitrovica në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për sjellje josportive – drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes TREPÇA ‘89 – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare ; pas përfundimit të ndeshjes Abedin Zeka futet në zhveshtoren e gjyqtarëve dhe ofendon rëndë gjyqtaret e takimit Pas kësaj reagon Policia dhe të njëjtin e largon nga zhveshtorja e gjyqtarëve). Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika a/4 z.Abedin Zeka – kryetar i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica z. Abedin Zeka; DENOHET me; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës ndalesë në kryerjen e funksioneve zyrtare në klub lidhur ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës .

    Dënim ka marrë edhe trajneri i klubit Besart Cecelia për manifestim të sjelljeve josportive drejtuar kryetrajnerit të klubit mysafir Synaj Keçi. Cecelia është dënuar me 300 euro.

    Me të holla është dënuar edhe klubi Trepça ’89 ku pas ndeshjes me Flamurtarin persona të pautorizuar futen brenda në fushë , ofendojnë rënd gjyqtaret e ndeshjes , të njëjtit në hyrje për në zhveshtore, njeri nga ta godet disa herë në pjesën e pasme të trupit asistentin e dytë Fatmir Sekiraqen. Trepça ‘89 është dënuar me 1000 euro.

    Me të njëjtën shumë është dënuar edhe Drenica pasi pas ndeshjes me Flamurtarin personi i panjohur fyen dhe ofendon gjyqtarët e takimit, i njëjti person edhe në zhveshtore tenton ta sulmojë asistentin e dytë Elvis Bicaj, por falë intervenimit të policisë çdo gjë përfundoi pa ekses.

    Vendimet e Komisionit Disiplinor:

    Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 01.07.2020, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

    V E N D I M E

    KF “DRENICA“ nga Skenderaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu“ në Skenderaj (raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjes personi i panjohur fyen dhe ofendon gjyqtarët e takimit, i njëjti person edhe në zhveshtore tenton ta sulmojë asistentin e dytë Elvis Bicaj, por falë intervenimit të policisë çdo gjë përfundoi pa ekses). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 1 pika 2,të Rregullores disiplinore; KF “Drenica“ nga Skenderaj; DENOHET në të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

    KF “TREPÇA ’89“ nga Mitrovica, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXVI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA 89 – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin “ Riza Lushta “ në Mitrovicë (raportet zyrtare ; pas përfundimit të ndeshjes; persona të pa autorizuar futen brenda rrethojave – fushë , ofendojnë rend gjyqtaret e ndeshjes , të njëjtit në hyrje për në zhveshtore , njeri nga ta godet disa herë në pjesën e pasme të trupit asistentin e dytë Fatmir Sekiraqen). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 3 dhe nenin 10 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores disiplinore ; KF “ Trepça 89 “ nga Mitrovica ; DENOHET në të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë euro ). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

    ABEDIN ZEKA ; kryetar i klubit të futbollit “TREPÇA 89 “ nga Mitrovica në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për sjellje josportive – drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVI-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare ; pas përfundimit të ndeshjes z. Abedin Zeka futet në zhveshtoren e gjyqtarëve dhe ofendon rëndë gjyqtaret e takimit Pas kësaj reagon Policia dhe të njëjtin e largon nga zhveshtorja e gjyqtarëve). Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika a/4 z.Abedin Zeka – kryetar i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica z. Abedin Zeka; DENOHET me; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës ndalesë në kryerjen e funksioneve zyrtare në klub lidhur ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës .

    BESART CECELIA; kryetarjner i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 008215M77 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për manifestim të sjelljeve josportive drejtuar kryetrajnerit të klubit mysafir z.Synaj Keçi në ndeshjen e javës së XXVI-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA ‘89 – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare ; minuta e 85-të, kryetrajneri ekipit nikoqir z. Besart Cecelia ofendon rëndë kryetrajnerin e ekipit mysafir z. Synaj Keqi). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenin 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore ; DENOHET në të holla në shumë prej ; 300 euro (treqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e fuqizimit të vendimit. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

    KËSHILLA JURIDIKE

    Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!