×
  • Sport
  • Sport

    FIFA publikon listën e të nominuarëve për çmimin ‘The Best’

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 10:40

    FIFA ka publikuar zyrtarisht listën e lojtarëve që janë të nominuar për çmimin The Best.


    Në atë listë të publikuar, janë përfshirë 11 lojtarë që për gati një vit kanë pasur paraqitje të mira në të gjitha garat.

    Thiago Alcantara, Cristiano Ronaldo, Kevin de Bruyne, Robert Lewandowski, Sadio Mane, Kylian Mbappe, Lionel Messi, Neymar, Sergio Ramos, Mohamed Slaha dhe Virgil van Dijk, gjenden aty.

    Sipas njoftimit nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, këto vlerësime të lojtarëve janë marrë nga 20 korriku i vitit 2019 deri më 7 tetor i vitit 202.

    Votat do të përcaktojnë se cili lojtarë e meriton të shpallet më i miri, derisa sulmuesi polak cilësohet si favoritë, pasi e mbylli sezonin me tripletë dhe si golashënuesi më i mirë në të gjitha garat me Bayern Munichun.

    Çmimi ‘The Best’ do të jepet më 17 dhjetor në Zurich të Zvicrës, e aty do të mësohet se kush është lojtari i vitit 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!