×
  • Sport
  • Sport

    Fikret Shatri pëson një lëndim gjatë vrapimit, 25 kilometrat e fundit po i vazhdon duke ecur

    Reporteri
    04 Korrik 2020 | 12:13

    Atleti Fikret Shatri më 2 korrik u nis duke vrapuar nga sheshi Skënderbeu në Prishtinë me misionin e tij për të mbërritur deri tek sheshi Skënderbeu në Tiranë


    Por, gjatë ekspeditës së tij, Shatri ka pësuar një lëndim në këmbë dhe 25 kilometrat e fundit po i kalon duke ecur, shkruan Reporteri.net

    Shatri pritet që të arrijë rreth orës 17:00 në Tiranë.

    Këtë lajm e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës.

    Ky është postimi nga Komiteti Olimpik i Kosovës:

    ?Atletit Fikret Shatri i kanë mbetur edhe disa orë për të përfunduar misionin tij sfidues duke vrapuar?‍♂️ nga sheshi #Skënderbeu në Prishtinë, deri tek sheshi Skënderbeu në Tiranë.

    Shatrit i kanë mbetur edhe rreth 2️⃣5️⃣ kilometra për arritur në cak, të cilat është duke i përfunduar duke ecur, shkaku i pësimit të një lëndimi të vogël.

    Në përkrahje atij i kanë dalë edhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, anëtarë të klubit “Kosova Trail Running Association”, anëtarë të “Marathon Albania”, si dhe miq e familjarë të tij.

    Morali dhe vullneti i madh i Fikretit, po bënë që ai të mos dorëzohet deri të arrijë qëllimin e tij për të vrapuar 257 km.

    Fikreti, është nisur më 2 korrik në ora 18:00 nga Prishtina, ndërsa pritet të arrijë rreth orës 17:00 tek sheshi Skënderbeu në Tiranë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!