×
  • Sport
  • Sport

    Fillojnë talljet me Mesut Ozilin: Ai tani është admini më i paguar në botë, Roma e mirëpret transferimin e tij

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 11:19

    Mesut Ozil u la jashtë skuadrës së Arsenalit dhe mbrëmë bëri punën e adminit në Twitter duke komentuar në vazhdimësi ndeshjen e skuadrës së tij


    Mesfushori turko-gjerman dje gjatë gjithë kohës postonte për Arsenalin dhe sot kanë filluar talljet me të, shkruan Reporteri.net

    Eurosport është tallur me të duke thënë se tani ai është admini më i paguar në botë. Tallja vazhdoi ku Eurosport shkruajti se Ozil mund të kalojë te Roma për t’u bërë admin i faqes së tyre zyrtare.

    E faqja zyrtare e Romës e ka mirëpritur Ozilin për t’u bërë admini më ri dhe njëkohësisht më i paguari në botë.

    Ndryshe, Ozil është lënë jashtë skuadrës së Arsenalit dhe po refuzon të largohet nga klubi deri në përfundimin e kontratës. Ai përfiton 350 mijë funte në javë pa luajtur fare. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!