×
  • Sport
  • Sport

    Finale dramatike, penalltitë vendosën kampionin e Superkupës së Europës

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 23:46

    Liverpool është shpallur kampion i Superkupës së Europës, përballë Chelseat.


    Fituesi u vendosë vetëm pas ekzekutimit të pentalltive.

    Pjesa e rregullt e finales së superkupës së Europës në mes të dy ekipeve të Anglisë, Liverpool Chelsea, përfundoi me rezultat të barabartë 1 me 1.

    Goli i Chelseat erdhi në minutën e 38-të, kur Olivier Giroud mori një pasim të bukur nga Christian Pulisic dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

    Pjesa e dytë nisi më mirë për Liverpooli, që e futi në lojë Roberto Firminon.
    Ishte minuta e 48-të kur ndeshja u barazua. Braziliani Firmino pasoi te Sadio Mane i cili në portën e zbrazët shënoi për 1-1.

    Në vazhdime, të parët që shënuan ishin lojtarët e Liverpoolit. Ishte golashënuesi i njëjti Sadio Mane, që i dha epërsinë ekipit të tij në minutën e 95-të.

    6 minuta më vonë, Jorginho shënoi nga pika e bardhë për barazuar sërish rezultatin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!