×
  • Sport
  • Sport

    Fitojnë Ballkani dhe Gjilani

    Reporteri
    04 Dhjetor 2021 | 15:28

    Java e 17-të në Superligën e Kosovës në futboll nisi të shtunën me dy ndeshje interesante.

    Drenica e priti FC Ballkanin, derisa Gjilani ishte nikoqir i Malishevës.

    Ballkani u treguar skuadër më e mirë për 90 minuta, duke e mundur 1-0 në udhëtim Drenicën, për të rrëmbyer tri pikët.

    Golin e fitores e shënoi Jashanica në pjesën e dytë, në minutën e 50.

    Në ndeshjen tjetër, Gjilani triumfoi lehtësisht në shtëpi, duke e mundur 3-1 Malishevën.

    Mysafirët kaluan në epërsi të parët, Hyseni shënoi për 0-1 në minutën e 14’.

    I njëjti lojtar, në fund të pjesës së parë, u përjashtua me të kuq, derisa Progni barazoi gjithcka për 1-1.

    Në pjesën e dytë, Gjilani përmbysi gjithcka me golat e Raak 77’ dhe Dabuqaj 81’, për ti marrë tri pikët nga ky takim.

    Me fitoren kundër Drenicës, Ballkani vazhdon të jetë ilder me 33 pikë, derisa e ndjek Gjilani që gjithashtu fitoi, me 32 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!