×
  • Sport
  • Sport

    Fiton me rezultat të lartë Juventusi, Ronaldo shënon gol

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 22:56

    Juventusi e ka mposhtur 3-0 Spezian. Realizuan Morata, Chiesa dhe Ronaldo. Tani Juve ka 49 pikë, 7 më pak se lideri, Interi.

    Juventusi e ka rikuperuar ndeshjen e mbetur me Spezian. Zonja e Vjetër e bëri këtë duke i arkëtuar pikët e plota, për të ngushtuar diferencën me pikë me rivalët, Interin dhe Milanin.

    Juve e mundi 3-0 Spezian me golat e Alvaro Moratas në minutën e 65’, Federico Chiesas në atë të 71-të, derisa Cristiano Ronaldo realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0 në min e 88’.

    Vlen të përmendet se Wojciech Szczesny, portieri i Juves, priti një penallti në minutën e 96′. Me këtë fitore nga kjo ndeshje e mbetur, Juve ka shkuar në kuotën e 49 pikëve në vendin e tretë, tri më pak se Milani dhe shtatë më pak se Interi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!