×
  • Sport
  • Sport

    Fitore me shije të hidhur për Milot Rashicën

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 17:26

    Werder Bremen ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Schalke 04


    Skuadra ku luan Milot Rashica fitoi me rezultat minimal 1-0, në një ndeshje ku ylli kosovar ishte protagonist me asist në golin e fitores, shkruan Reporteri.net

    Rashica në minutën e 32-të asistoi për Bittencourt, i cili shënoi njërin nga golat më të bukur të kësaj jave në Gjermani.

    Por, vushtrriasi në minutën e 59-të u largua nga ndeshja pasi si duket ka pësuar një lëndim në këmbën e tij të majtë.

    Ndryshe, Werderi me këtë fitore vazhdon të jetë në pozitën e parafundit në tabelë, por tani me 25 pikë dhe deri në fund do të luftojë për mbijetesë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!