×
  • Sport
  • Sport

    Flet heroi i Chelseat që shënoi 4 gola sonte kundër Sevillas

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 23:52

    Olivier Giroud ka përjtuar një ndër ndeshjet më të mria në karrierën e tij, pasi ka shënuar katër gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.


    Chelsea ka fituar në udhëtim ndaj Sevillas me rezultatin 0:4, me katër golat e shënuar nga sulmuesi francez.

    Pas ndeshjes, Giroud ka theksuar se skuadra ka luajtur mirë – ndërsa është shprehur i lumtur që është futur në historinë e klubit anglez, pasi ka realizuar katër herë në një sfidë të Champions League.

    “Kur fiton me rezultatin 4-0 në një ndeshje jashtë shtëpisë në Ligën e Kampionëve, gjithmonë është një ndjenjë e shkëlqyer dhe një paraqitje e mirë nga ekipi. Ne e morëm ndeshjen me qetësi dhe ishim efikas përpara, veçanërisht unë, sepse shënova katër gola”, tha fillimisht Giroud për BT Sport.

    “Unë do të përpiqem të vazhdoj kështu për të përfunduar punën e mirë të ekipit dhe është gjithmonë mirë të jesh në historinë e klubit dhe ne luajmë futboll për të shënuar historinë tonë, kështu që unë jam i kënaqur të ndihmoj ekipin të fitojë dhe të shënoj gola”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!