×
  • Sport
  • Sport

    Flet luani i Kosovës Driton Kuka: Kosova mbi të gjitha – Gjithandej nëpër Botë

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 18:20

    Majlinda Kelmendi i ka siguruar sot Kosovës medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane të cilat po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë.


    Pas fitores historike ka reaguar edhe trajneri i Majlindës, njeriu më i suksesshëm në histori të sportit kosovarë, Driton Kuka, shkruan Reporteri.net

    Kuka është shprehur mjaftë i lumtur për fitoren e Majlindës ndërsa ka shkruar në facebook:

    Kjo është medalja e parë e artë në histori të Kosovës në dy pjesëmarrje në Lojërat Evropiane, por për Majlindën ishte ky titulli i katërt i kampiones së Evropës.

    Ndryshe, garant e xhudos në Minsk shërbejnë edhe si Kampionate Evropiane.

    Kujtojmë që edhe xhudistja tjetër, Nora Gjakova është në garë për të fituar medaljen e artë në këtë kampionat.

    Garën e Norës do të mund ta ndjekim pas pak./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!