×
  • Sport
  • Sport

    Florent Hadergjonaj në formacionin e javës në Superligën e Turqisë

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 23:06

    Florent Hadergjonaj është futur në formacionin e javës në Superligën e Turqisë.


    Reprezentuesi i Kosovës kishte një paraqitje fantastike në javën që lamë pas, duke arritur që të futej në 11-shen më të mirë të futbollit turk.

    Edhe Kasimpasa barazoi 1-1 në udhëtim te Karagumruk, Hadërgjonaj ndihmoi skuadrën e tij që të marrë së paku një pikë.

    Lojtari 26-vjeçar edhe pse luanë si mbrojtës krahu, në këtë takim ishte i vendosur nga trajneri në qendër të defanzivës.

    Paraqitja e tij pas takimit u vlerësua me notën më të lartë 7.4 nga faqja e statistikave, Sofascore.

    Më poshtë mund të shikoni formacionin e plotë të javës së javës së pestë në Superligën e Turqisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!