×
  • Sport
  • Sport

    Florian Marku zotohet se do të bëhet shqiptari i parë që fiton titull botëror në boks

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 21:11

    Florian Marku e ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën janë përfshirë sekuencat kryesore nga dueli tij kundër Miroslav Serban.


    Ish-ylli i MMA e regjistroi fitoren e pestë prej se ka hyrë në boksin profesionist duke e mposhtur rivalin çek me vendim të gjyqtarëve.

    Mirëpo, objektivi dhe dëshira e 26-vjeçarit është shumë e madhe, duke qenë se ai planifikon të bëhet kampion bote në boks, shkruan Telegrafi.

    “Hap pas hapi do të vijë dhe shansi për një titull botëror”, e ka nisur Marku përshkrimin në videon e publikuar në profilin e tij në Instagram.

    “Ëndrra ime më e madhe është të bëhem shqiptari i parë që fiton titull botëror në boks dhe të vij ta mbroj titullin në atdheun tim. Ka për të ndodhur, keni për ta parë”, është zotimi i boksierit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!