×
  • Sport
  • Sport

    Forma katastrofale dhe humbja e parë në shtëpi pas 68 ndeshjeve, Klopp tregon se kush është fajtori

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 11:48

    Liverpooli dje u mposhtë në Anfiled për herë të parë pas 68 ndeshjeve në kuadër të Premier Ligës, ku humbi nga Burnley


    Burnley e mposhti me rezultat minimal 1-0 Liverpoolin në Anfield duke e thelluar krizën e ‘Të Kuqve’ dhe duke ia prishur rekordin brilant që kishin në ndeshjet në shtëpi, shkruan Reporteri.net

    Jurgen Klopp ka reaguar pas humbjes nga Burnley ku ka marr fajin përsipër dhe nuk ka akuzuar lojtarët.

    “Ky është faji im. Është detyra ime të sigurohem që djemtë kanë besimin e duhur. Kjo nuk funksionoi. Ne kishim topin dhe krijuam shumë raste mirëpo nuk funksionoi. Kur diçka nuk shkon, duhet të përpiqemi më shumë, më gjatë dhe më shpesh që të marrim vendime të mira”, ka thënë Klopp.

    Ndryshe, Liverpooli është në vendin e katërt me 34 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!