×
  • Sport
  • Sport

    Formacioni më i mirë i xhiros së parë në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 17:42

    Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së parë në grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22.


    Qysh në xhiron e parë gara më e madhe evropiane për klube na ka dhuruar spektakël, ku vlen të përmendet fitorja e Bayern Munichut në udhëtim te Barcelona 0-3.

    Derbi tjetër kishte edhe në Anfield, ku Liverpooli mposhti 3-2 Milanin, derisa Inter pësoi 0-1 nga Real Madridi.

    Tanimë faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve ka publikuar edhe formacionin më të mirë të xhiros së parë në këtë garë.

    Mike Maignan zë vend në portë, derisa mbrojtja përbëhet nga Cancelo, Otamendi, Cristiano dhe Alex Sandro.

    Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson ndodhet në mesfushë së bashku me Jude Bellingham që shënoi e asistoi ndaj Beshiktashit, derisa aty është edhe Christopher Nkunku që realizoi het-trick ndaj Manchester Cityt.

    Në repartin ofensivë është Robert Lewandowski së bashku me dyshen e Ajaxit, Antony e Sebastian Haller.

    Formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve: Maignan, Cancelo, Otamendi, Cristiano, Alex Sandro, Henderson, Bellingham, Nkunku, Antony, Lewandowski, Haller.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!