×
  • Sport
  • Sport

    Franca në gjysmëfinale, drama e futbollit në Katar kulmoi kur Kane humbi penalltinë

    Reporteri
    10 Dhjetor 2022 | 22:10

    Franca zyrtarisht është kualifikuar për në finale të Kampionatit Botëror KATAR 2022.

    Kombëtarja franceze ia doli që ta mund Anglinë, me rezultat të ngushtë përfundimtar 2-1, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Golin e parë në ndeshje e realizoi Franca. Ishte Aurelian Tchouameni, i cili e çoi ekipin e tij në epërsi në minutën e 17-ë të ndeshjes.

    Rezultati u barazua në pjesën e dytë të ndeshjes. Harry Kane me një gol të saktë nga penalltia, riktheu shpresat për Anglinë, në minutën e 54.

    Golin e fundit të ndeshjes e shënoi francezi Olivier Giroud, në minutën e 78-ë.

    Anglia pati një mundësi të artë për ta përmbysur edhe njëherë rezultatin, mirëpo Kane nuk ia doli të shënoi sërish nga penalltia. Topi kaloi mbi rrjetë.

     

    Tentativat e Anglisë nuk u shuan deri në fund të lojës; megjithatë, nuk ia dolën ta çonin ndeshjen në vazhdime.

    Pas kësaj fitoreje, Franca arriti të kualifikohet në gjysmëfinale, aty ku e pret Maroko, që mundi Portugalinë me rezultat minimal 1:0.

    Katër kombëtaret më të mira të këtij Botërori, tashmë edhe zyrtarisht, janë Kroacia, Argjentina, Maroko dhe Franca. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!