×
  • Sport
  • Sport

    France Football kërkon falje për gabimin në ceremoninë e ‘Topit të Artë’

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 14:18

    France Football ka kërkuar falje për një lëshim që është bërë në ceremoninë e shpërndarjes së ‘Topit të Artë’, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ceremonia u mbajt të martën, me 29 nëntor.

    Gjatë mbrëmjes u desht të ndërohej legjenda e futbollit italian, Paolo Rossi, në memoriamin që i kushtohet të gjitha figurave të njohura që vdiqën gjatë 12 muajve të fundit.

    Sipas raportimit të mediave në Itali thuhet se France Football i ka kërkuar falje familjes së Rossit dhe gruas së tij, Federica Cappelletti , duke iu premtuar se do të mbajnë një ceremony tjetër në muajin janar.

    Kujtojmë që ‘Topi i Artë’ këtë vit i takoj argjentinasit, Lionel Messi, i cili u bë kështu futbollisti që e ka fituar më së shumti këtë çmim, gjithsej shtatë herë./Gazeta Reporteri/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!