×
  • Sport
  • Sport

    Francesco Totti e shijon byrekun me groshë në Tiranë, shefat lezhjanë gatuajnë për finalistët e Conference League

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 16:01

    Prej ditësh Tirana është nën ethet e finales së madhe të Conference League. Roma dhe Feynoord do të përballen mbrëmjen e kësaj të mërkure në stadiumin “Air Albania” për trofeun e rëndësishëm.

    Kryeqyteti dhe qytetet e tjera përreth kanë pritur një fluks të madh tifozësh italianë dhe holandezë, të cilët i kanë shfrytëzuar këto ditë qëndrimi në Shqipëri për të shijuar dhe kuzhinën tonë, njoftojnë mediat shqiptare.

    Shefi i njohur i Mrizit të Zanave, Altin Prenga thotë se ka qenë sot mes shefave që kanë gatuar për Kryesinë e UEFA-s në Tiranë dhe finalistët e ekipeve të Conference League. Altini ndan një foto me legjendën e Romës Francesco Totti dhe shkruan se italiani ka provuar sot byrek me groshë.

    Shefat lezhjanë duket se kanë servirur sot ushqime të zgjedhura për miqtë e Romës dhe Feynoord, në një drekë të mbajtur në Pallatin e Brigadave, ku i pranishëm ka qenë kryeministri Edi Rama dhe personalitete të tjera.

    Kjo drekë e rëndësishme u është besuar shefave lezhjanë, por me gatime tradicionale jo vetëm nga Lezha, shefave Altin dhe Anton Prenga nga Mrizi i Zanave, shef Alfred Markut nga Rapsodia dhe shefit Sebastian Biba.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!