×
  • Sport
  • Sport

    Frymëzuese: Njihuni me trajnerin e shurdhët të futbollit

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 23:05

    Futbolli është një lojë ekipore, ku rezultati në fund merret dhe respektohet nga të gjithë. Peshën më të madhe në skuadër e ka trajneri, i cili duhet të japë llogari për gjithçka.


    E në shumicën e rasteve, trajneri është ai që bërtet nga vijat kufizuese, prandaj shpesh, i shikojmë të ngjirur. Por, Ben Lampert nuk është rasti.

    Fatkeqësisht, 34-vjeçari është i shurdhët dhe udhëzimet nga vijat kufizuese transmetohen përmes gjuhës së shenjave. Tekniku drejton në një prej akademive më të mëdha në Angli, ku stërvit ekipin e moshave të Brentford FC Community Community Trust.

    Në një intervistë të gjatë për “AFP”, Lampert ka folur për adrenalinën që i jep futbolli, pritshmëritë nga tifozët dhe drejtuesit, si dhe objektivat.

    “Dëshiroja që të hidhja poshtë barrierat dhe që mund të tejkalohen. Grupmosha që stërvit nuk ka rëndësi. Nuk ka shumë rëndësi nëse është 18-vjeç apo më i vjetër. Është një çështje e arritjes dhe të bërit shembull, ku njerëzit e shurdhër mund të bëjnë çdo punë në jetën e tyre.

    “Ata mendojnë se është e pamundur për unë ose ndonjë person të shurdhët që të drejtoj një ekip futbolli. Kur unë kam mundësinë të flas me këta njerëz, ata e kuptojnë këtë.

    “Ka të bëjë vetëm me komunikimin. Në fund të ditës, ka metoda të tjera për komunikim, nuk është thjesht një gjë e njëanshme. Nuk ka aspak befasi, sipas mendimit tim, që qënia shurdh të pengojë për të drejtuar një ekip profesionist, skuadër që shpresoj ta drejtoj në të ardhmen,” tha mes të tjerash, Lampert.

    Në të shkuarën, Lampert është aktivizuar me kombëtaren britanike të futbollit që fitoi titullin e “Deaflympics 2005” në Australi, si dhe mbajti pishtarin në Lojërat Olimpike 2012.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!