×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i kombëtares së Armenisë ndërpret karrierën, i bashkohet luftës

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 10:22

    Futbollisti i njohur Varazdat Haroyan ishte afër një kontrate me skuadrën greke AEL, por ai vendosi të hiqte dorë dhe ta vinte veten në shërbim të atdheut.


    Haroyan që ishte pjesë e ekipit kombëtar të Armenisë, vendosi të përfundojë karrierën e tij të futbollit dhe të kthehet në vend dhe ta vërë veten në dispozicion të autoriteteve ushtarake.

    Si një lojtar i lirë, ai ishte në prag të bashkimit me AEL grek.

    Për shkak të luftës në Nago-Karabak, Harojan vendosi të ndërpresë negociatat me AEL sepse ai nuk mund të angazhohej në një kontratë shumë-vjeçare me klubin grek në këtë situatë.

    Një marrëveshje me klubin nga Larisa tashmë është arritur, formalitetet dhe nënshkrimi i kontratës mbeten.

    Përfaqësuesi i Armenisë do t’i përkushtohet luftës në Nago-Karabak në vend të futbollit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!