×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti nga Kosova shënon gol shumë të bukur në Rumani

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 8:15

    Florian Loshaj vazhdon të bëjë paraqitje pozitive në Rumani.


    Ish-reprezentuesi i Kosovës U-21, Florian Loshaj, ka shënuar gol në elitën e futbollit rumun për skuadrën e Poli Iasi, e cila e mundi 2-1 skuadrën e CFR Cluji.

    Mesfushori nga Kosova e ka shënuar golin e barazimit për skuadrën e tij në minutën e 45-të të ndeshjes, derisa të fitores e realizoi Gallego në minutën e 76-të.

    Për Loshajn, ky është goli i tretë në 10 paraqitje në Liga 1 në Rumani.

    Poli Iasi pas xhiros së 14-të ndodhet në pozitën e gjashtë me 21 pikë të, kurse Cluj prin me 27 pikë.

    Loshaj me Kosovën U-21 i ka regjistruar tri paraqitje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!