×
  • Sport
  • Sport

    Gabimi i Van Dijk që i kushtoi me gol Liverpoolit

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 8:00

    Virgil van Dijk konsiderohet si një prej mbrojtësve më të mirë në qarkullim, mirëpo këtë epitet nuk e pati në ndeshjen kundër Napolit.


    Qendërmbrojtësi holandez ishte fajtor për golin e dytë të skuadrës së tij, të cilin e pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit.

    Derisa ekipi italian ishte në epërsi prej një goli, kur po zhvilloheshin minutat shtesë, ai bëri një gabim fatal që për pasojë kishte golin e dytë të vendasve.

    Van Dijk ndodhej jashtë pozitës së tij dhe e dërgoi topin drejt rrugës së Fernando Llorentes, i cili e shfrytëzoi gabimin dhe pa hezitim realizoi.

    Liverpooli pësoi humbje (2-0) në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit E, ashtu që Napoli arkëtoi pikë të plota.

    https://www.youtube.com/watch?v=8MNIZekJ2Qo

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!