×
  • Sport
  • Sport

    Ganë: Autobusi me futbollistë bie në lumë, 8 të vdekur dhe 30 të lënduar

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 9:26

    Tetë futbollistë të rinj ganezë kanë vdekur pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një lumë të shtunën, njofton Federata e Futbollit e Ganës.


    Klubi Africa Vision Soccer Academy po kthehej në Offinso nga qyteti Afrancho, ku kishte udhëtuar për regjistrimin e futbollistëve për ligën e të rinjve, kur fatkeqësisht pësoi aksident fatal, transmeton Gazeta Express.

    Viktimat e aksidentit, që besohet se ishin mes 12 dhe 16 vjeç, u dërguan në spitalin e Offinso. Raportohet se disa prej të mbijetuarve janë në gjendje të rëndë.

    Video të pa verifikuara të aksidentit, të publikuara në rrjetet sociale, shfaqin momente pas aksidentit.

    Besohet se deri te aksidenti erdhi si pasojë e shpërthimit të gomës së autobusit.

    “Federata e Futbollit e Ganës e ka marrë lajmin për vdekjen e gjashtë futbollistëve të rinj të shtunën, 18 shtator 2020 në Offinso”, tha federata ganeze në një komunikatë për media.

    “Federata dëshiron t’i shprehë ngushëllime të sinqerta familjeve të gjashtë futbollistëve.”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!