×
  • Sport
  • Sport

    Garë e ashpër për shërbimet e Rashicës, përveç Liverpoolit tani për kosovarin interesohen edhe dy gjigantët italianë

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 16:16

    Milot Rashica pritet të largohet nga Werder Bremen gjatë kësaj vere dhe për të janë të interesuar shumë klube të njohura evropiane


    Liverpooli përmendet si njëri nga destinacionet e mundshme të Rashicës, i cili flitet se pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp, shkruan Reporteri.net

    Por, përveç gjigantit anglez, janë edhe dy klube të njohura nga Italia që duan yllin nga Vushtrria.

    Milan dhe Napoli së fundi kanë shprehur interesim oër Rashicën, i cili sipas Altin Lalës ka një klauzolë prej 38 milionë euro.

    Në rast se Miloti do t’i bashkohet Napolit, atëherë aty do te jetë bashkëlojtarë së bashku me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin që para disa muajsh ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me napolitanët. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!