×
  • Sport
  • Sport

    Garë e fortë për Këpucën e Artë të Evropës: Kjo është renditja

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 13:22

    Garë jashtëzakonisht e fortë po bëhet në Evropë për Këpucën e Artë.


    Lionel Messi tashmë e ka fituar gjashtë herë këtë çmim, por këtë sezon, duket e vështirë se do ta përsërisë këtë sukses.

    Është Robert Lewandowski që kryeson garën, me 34 gola të shënuara.

    Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile renditet i dyti me 29 gola, ndërsa Timo Werner, i treti me 28 gola.

    Cristiano Ronaldo renditet në vendin e pestë, ndërsa Lionel Messi zë vetëm vendin e gjashtë.

    Renditja për Këpucën e Artë:

    Robert Lewandowski | Bayern Munich | 34 gola (68 pikë)

    Ciro Immobile | Lazio | 29 gola (58)

    Timo Werner | RB Leipzig | 28 gola (56)

    Erling Haaland | Red Bull Salzburg/Borussia Dortmund | 29 gola (50)

    Cristiano Ronaldo | Juventus | 24 gola (48)

    Lionel Messi | Barcelona | 22 gola (44)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!