×
  • Sport
  • Sport

    Gattuso tregon arsyen pse u zgodh trajner i Napolit, e gjithë salla shkrihet së qeshuri

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 19:09

    Genaro Gattuso është zgjedhur sot trajner i ri i Napolit


    Napoli ka bërë ndryshime në shtabin teknik duke e shkarkuar Carlo Ancelottin dhe duke e sjellur në krye të skuadrës Gattuson, shkruan Reporteri.net

    Në konferncën e parë për shtyp Gattuso bëri që të gjithë të pranishmit të qeshnin me të.

    I ngacmuar nga gazetarët për motivin pse ishte zgjedhur nga De Laurentiis, Gattuso u përgjigj me këtë batutë:

    “Nuk e di, ndoshta sepse jam i shëmtuar, kam mjekrën gjysmë të zezë dhe gjysmë të bardhë…” ishin fjalët e Gattusos.

    Por, në pas ndërhyn zv-presidenti, Edoardo De Laurentiis:

    “Sepse është kampion bote, ja pse e zgjodhëm”.

    “Rino” ka nënshkruar kontratë me Napolin deri në fund të këtij edicioni me mundësi që të vazhdohet edhe për edicionin tjetër. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!