×
  • Sport
  • Sport

    Gavi regjistrohet në ekipin e parë të Barcelonës, e ndryshon edhe numrin e fanellës

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 20:21

    Barcelona e ka regjistruar Gavin në ekipin e parë.

    Barcelona njoftoi zyrtarisht sot se Gjykata ka vendosur në favor të tyre, duke “detyruar” La Ligan që të bëjë gjithçka që është nevojshme në mënyrë që lojtari të regjistrohet në ekipin e parë.

    Vendimi vjen pas një kërkese të bërë nga Barcelona të premten e kaluar, në ditën e refuzimit të organit përkatës të LFP-së për të pranuar regjistrimin e Gavit, pavarësisht se klubi katalunas konsideronte se të gjitha kërkesat e nevojshme ishin përmbushur, ashtu siç e konfirmoi edhe Gjykata sot.

    Mesfushori i ri gjithashtu ka ndryshuar edhe numrin në fanellë, nga tani e tutje ai do të mbajë numrin “6”, të cilin dikur e mbante edhe legjenda e klubit, tani trajneri, Xavi Hernandez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!