×
  • Sport
  • Sport

    Gazeta e madhe spanjolle: Spanja vuajti për të fituar ndaj Kosovës

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 9:35

    Gazeta e përditshme spanjolle ‘MARCA’ ka bërë një rezyme sa i përket ndeshjes së mbrëmshme Kosovë – Spanjë.


    Kombëtarja spanjolle udhëtoi me qëllimin e vetëm për fitore në ‘Fadil Vokrri’, shkruan Reporteri.net

    Edhe pse e fitoi këtë ndeshje me rezultatin final në 0:2, spanjollët hasën në shumë vështirësi.

    E përditshmja spanjolle Marca, në një raport për ndeshjen, shkroi për vështirësitë në të cilat hasi skuadra e Luis Enriques për t’i marrë tri pikët e shumëdëshiruara në Fadil Vokrri.

    “Spanja vuajti për të fituar ndaj Kosovës” – ishte titulli i raportit të Marcas për ndeshjen në Prishtinë.
    “Ishte e qartë pas rifillimit të ndeshjes (pas pushimit mes pjesëve) se duhej ta rrisnim epërsinë sa më shpejt që ishte e mundur, sepse në çdo çast Kosova mund të ta fusë frikën në palcë. Dhe kështu bëri”, shkroi Marca, duke i shpjeguar mundësitë e shënimit për Rashicën dhe Muriqin, të cilët dështuan ta mposhtnin portierin Simon ballë për ballë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!